• 13-20 July 2017 / 9th edition

  • Friendship. Forever. PriFest.

Projekti ‘Cirku fluturues’ prezentohet në Riga në mes 12 projekteve Europiane

Sot, në Riga të Letonisë filloi punimet Europan Script Meeting, që do të zgjasë dy ditë dhe është pjesë e eventit ndërkombëtar filmik Riga Meetings. Në mes të projekteve filmike që do të prezentohen është edhe projekti ‘Cirku fluturues’ nga skenaristi dhe regjisori Fatos Berisha dhe producente Vjosa Berisha. Ky projekt gjendet mes 12 projekteve të selektuara nga gjithë Evropa. Eventi dy ditor European Script Meeting do të trajtojë 12 projektet e selektuara në tentim të zhvillimit të mëtutjeshëm të tyre përmes ekspertëve europian të skenarit. Mbi 20 profesionist në fushën e filmit, skenaristë, regjisorë dhe producentë do të kenë mundësi të takohen në Riga dhe bisedojnë gjatë ditëve të ardhshme lidhur me projektet e tyre si pjesë programit të European Script Meetings.

‘Jemi të lumtur dhe krenar që projekti ynë është selektuar dhe do ta prezentojmë para ekspertëve europian të skenarit. Pas pjesëmarrjes në uorkshopin EAVE on Demand muajin e kaluar, ky është eventi I dytë që projekti ynë merr pjesë, dhe them se jemi në rrugë të mirë t’a zhvillojmë dhe përmirësojmë projektin duke e bërë gati për në fazën e prodhimit’ u prononcua nga Riga Vjosa Berisha producentja e projektit ‘Cirku Fluturues’.

European Script Meeting dhe Riga Meetings janë forumet e koproduksionit që mbahet në Riga në datat 10-14 dhjetor dhe organizohen nga Qendra Kombëtare e Filmit e Letonisë dhe Riga International Film Festival. Ndër folësit në panelet e Riga Meetings do të jenë edhe Wim Wenders, Liv Ullmann, Nik Powell, Agnieszka Holland dhe Nikolaj Nikitin. Riga këtë vit është edhe nikoqire e ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve vjetore europiane të filmit, Europan Film Aëards që mbahet me 13 dhjetor dhe organizohet nga European Film Academy.

Projekti ‘Cirku fluturues’ është koproduksion Kosovë-Shqipëri-Kroaci dhe është mbështetur për zhvillim nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
 

 

Citate

"There are A-list festivals and B-list festivals in the world. For me, PriFilmFest is an A-list festival from this first edition."

Ms. Vanessa Redgrave

Oscar and Golden Globe winner