• 13-20 July 2017 / 9th edition

  • Friendship. Forever. PriFest.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Sot ne Tirane fillon edicioni i shtate i PriFest – Prishtina International Film Festival, I cili kete vit ka nderruar vendndodhjen dhe vjen ne Tirane si nje format proteste me emrin PriFest in Exile dhe do te mbahet per dy dite rresht me datat 24 dhe 25 prill. Hapsirat ku do te ndodh kjo ngjarje jane Kinema Millenium ne Tirane dhe Tulla Culture Center ne Tirane te Komuna e Parisit.

Per dy dite rresht do te shfaqen nje numer filmash te gjitha premiera nga Kosova, Mali I zi, Estonia, Koracia, Gjermania, SHBA etj. Jane keto nje numer I vogel filmash nga programi origjinal I festivalit qe ishte perzgjedhur te ndodhte ne po te njejtat data ne Prishtine, por per shkak te nje gjesti te Ministrit te ri te Kultures, z. Kujtim Shala qe vendosi qe te shkurtoj fondet per shume aktivitete te ndryshme kulturore qe ndodhin ne qytetin e Prishtines, dhe festivalit ne fjale I shkurtoi fondin per 78% si dhe I pamundesoi mbajtjen e tij ne Teatrin Kombetar ku ku evenement I rendesishem mbahej qe nga krijimi I tij, beri qe menaxhmenti I festivalit shume I revoltuar te marre vendim te protesoje ne kete menyre, aq me shume kur ky lajm iu dha nga Ministria e Kultures vetem nje muaj para se te ndodhte festivali.

PriFest eshte nje nder ngjarjet me te medha te filmit ne Kosove qe cdo vit ka mbledhur nje numer te madh te filmberesve nga rajoni, Europa dhe bota duke sjellur shume ore filma premiera boterore, nderkombetare dhe regjionale te filmave te metrazhit te gjate, te mesem dhe atij dokumentar. Festivali poashtu ka sjellur nje numer te madh workshopesh dhe ekspertesh qe kane mbajtur leksione per kineastet e rinje nga rajoni dhe Kosova. Ky festival ka qene poashtu nje promovues I madh I kinematografise dhe artisteve nga Shqiperia dhe Kosova.

Ne Tirane ky festival vjen ne format te shkurtuar prej dy ditesh duke sjellur disa projeksione filmash ne Kinema Millenium dhe ne Tulla Culture Center. Festivali do te hapet neser ne oren 19.00 me projeksionin special te filmit “Tri dritare dhe nje varje” na regjisori Kosovar Isa Qosja, nderkohe ne oren 20.00 ne Tulla Culture Center do te shfaqen filmi Estonian I metrazhit te mesem dhe filmi artistic I regjisores Jasmila Zbanic “Ishulli I dashurise”. Ne diten e dyte festivali do te kete nje konference per media ne oren 12.00 ne hapsirat e Kinema Millenium kushtuar filmit “Tri dritare dhe nje varje” ku prezent do te jete ekipi I filmit, dhe pas kesaj konference do te vazhdoje programi me edicionin special te PriFORUM, platformes regjionale te industrise se filmit e cila kete vit zhvillohet me temen “Festivalet e filmit – impakti dhe rendesia e tyre per zhvillimin e kinematografise se nje shteti dhe imazhit te tij”. Ne kete forum do te kete pjesemarres nga rajoni dhe mysafire special do te jete producenti Cedomir Kolar, fitues I Oscar me filmin “No men’s land” si dhe producentja nga Afrika e Jugut, Cheryl Johnson.

Ne mbremje programi do te vazhdoje me projeksionin e tjera te filmave dhe do te mbyllet ne Tulla ne oren 23.00.

Per me shume informacion lidhur me programin gjeni te bashkangjitur programin e plote. Per informacione te tjera na shkruani e vjosa@prifilmfest.org dhe exile@prifilmfest.org apo ne +355694067425.

Menaxhmenti i PriFest!

 

Citate

"There are A-list festivals and B-list festivals in the world. For me, PriFilmFest is an A-list festival from this first edition."

Ms. Vanessa Redgrave

Oscar and Golden Globe winner