Application Form

THIRRJE PER APLIKIM – BEST PITCH 2018

Prishtina International Film Festival dhe Prishtina Film FORUM (PriFORUM) ka kënaqësinë të shpall të hapur thirrjen për aplikim në Best Pitch 2018.

Data e fundit për dorëzimin e projekteve është 1 Qershor 2018.

Përmes kësaj thirrjeje ftojmë për aplikim projektet e filmit artistik të metrazhit të gjatë në fazën e zhvillimit apo të financimit nga filmbërës nga Ballkani që e kanë vepër të parë apo të dytë projektin që e dorëzojnë. Projektet filmike të përzgjedhura do të marrin pjesë në ciklin 4-ditorë të zhvillimit të projektit që konsiston nga:

1. Pitch Training, Seancë kokë-më-kokë me ekspertin financiar të EAVE në temën Planifikimi biznesor dhe strategjik I kompanisë në industrinë e filmit, strategjia e financimit dhe bashkëprodhimit për projektin filmik; Seanca zhvillim skripte me ekspert te EAVE

BEST PITCH ka karakter garues, andaj seanca e pitchingut do të vlerësohet nga Juria Ndërkombëtare dhe vota e publikut të përbërë nga mysafirët e akredituar të festivalit (koproducent, fonde filmi, distributor dhe agjent shitjeje). Këtë vit do të përzgjidhen më shumë se një projekt fitues dhe do të garohet për me shume cmime, te cilat do te zbulohen me vone.

Të gjitha projektet e përzgjedhura për Best Pitch do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në Prishtina Rendezvous pas seancës së pitchingut.

I gëzohemi pranimit të projekteve tuaja në afatin e lartëpërmendur. Nëse keni pyetje mos hesitoni të na kontaktoni në forum@prifilmfest.org