BRITANIA E MADHE – KËTË VIT SHTET PARTNER NË PRIFEST

30.06.2018

Përmes partneritetit me Këshillin Britanik në Kosovë PriFest këtë vit sjell për publikun platformën e filmave më të rinjë PlayUK dhe një numër ekspertësh të industrisë së filmit.

Këtë vit PriFest ka lidhur bashkëpunim me British Council për të sjellë jo vetëm kinemanë e këtij shteti për publikun kosovar, por edhe një numër mysafirësh dhe ekspertësh, të cilët përmes workshopeve të tyre, do të ndajnë njohuritë në fushën e zhvillimit të skenarit dhe në lëminë shumë tërheqëse të realitetit virtual (Virtual Reality and Augmented Reality).

PlayUK do të jetë përmbledhja e filmave më të suksesshëm që vijnë nga kinematografia britanike, të gjithë premiera në PriFest dhe Kosovë, filma atraktiv me shumë ngjarje interesante dhe një numër të njohur aktorësh anglez që interpretojnë në ta.

Mos e lëshoni shansin që t’i shijoni këto ngjarje në ditët e nxehta të korrikut, qoftë në kinemanë e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, qoftë në Teatër Kombëtar apo në Kinon e re Armata, të gjitha në javën e PriFest-it, 17-22 korrik 2018.

Ndërkohë, dy punëtori/workshope që ky festival i organizon në bashkëpunim me Këshillin Britanik (British Council) këtë vit, duke sjellur dy ekspertë të rryer me shumë pervojë në fushat e veta, janë:

- Workshopi i rregullt i PriFest për Zhvillim Skenari, që këtë vit do të ekzekutohet nga Clare Downs, dhe
- Workshopi i Realitetit Virtual (VR) që do të mbahet nga Simon Wilkinson, një ekspert që ka marrë vlerësime shumë të mëdha nga shumë revista prestigjioze dhe ka mbajtur workshope në shumë shtete, derisa puna e tij është ekspozuar edhe në Tate Modern në Londër.

CLARE DOWNS – EKSPERTE NË LËMINË E ZHVILLIMIT TË SKENARIT

Clare Downs, është tutore e përgatitjes së skenarit, shkrimtare, skenariste dhe ligjëruese në “National Film and Television School” në Angli dhe nëDepartamentin e Masterit për shkrim skenari në De Montfort University.
Clare Downs është anëtare themeluese e ekipit analizues të skenarit në EAVE (European Audiovisual Entrepreneurs) që ngaviti 1989. Gjithashtu, ajo është producente e The Dress (BAFTA) dhe e High Season (San Sebastian, skenari mëi mirë).
Projektet filmike pjesëmarrëse në këtë workshop, tanimë të përzgjedhura (gjithsej 4 projekte), përfitojnë një punëtori 2-ditore për Zhvillim të Skenarit (Script Development) të udhëhequr nga ekspertja Downs, projekt ky që mbahet tani e shumë vite në kuadër të PriFORUM-it gjatë ditëve të festivalit.

 

SIMON WILKINSON, EKSPERT NË FUSHËN E VIRTUAL REALITY

Workshopi tjetër që PriFest e organizon në bashkëpunim me Këshillin Britanik (British Council) do të mbahet nga Simon Wilkinson.

Simon Wilkinson, që vjen nga kompania Circa69, është një ekspert që ngarevista CINEUROPA është vlerësuar si “një nga emrat më të shquar në Evropë kur flitet për VR”. Me punën e tij ai ka marrë pjesë në Tate Modern, Londër, si dhe në 3 vitet e kaluara puna e tij me VR ka qenë pjesëmarrëse në një turne të mbajtur në 24 shtetenë 6 kontinente të Botës, ndërsa në Prishtinë workshopi i udhëhequr nga ky ekspert titullohet “Virtual Reality & Augmented Reality" (Realiteti Virtual & Realiteti i Zmadhuar).

Kjo punëtori, që do të drejtohet nga Simon Wilkinson [CiRCA69], zgjat dy ditë dhe ka për qëllim që të mësojë pjesëmarrësit të krijojnë VR (Realitet virtual) dhe AR (Realitet i zmadhuar) duke përdorur programin “Unity”.
Programi aplikativ “Unity” është një nga programet më të përdorura ngakrijuesit e VR, mund të shkarkohet falas dhe iu mundëson përdoruesve që të prodhojnë përmbajtje interaktive për Oculus Rift, HTC Vive, Samsung Gear dhe shumë platforma të tjera VR.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje, të cilët mund të jenë fimkrijues, arkitektë, artistë vizual e elektro-muzicientë, në këtë punëtori, duhet të aplikojnë para datës 10 korrik në http://prifest.org/application-for-vr-ar-workshop/

Numri i vendeve për këtë punëtori është i limituar dhe të gjithë pjesëmarrësit e zgjedhur duhet ta sjellin me vete laptopin e tyre në punëtori si dhe duhet ta kenë të instaluar programin “Unity”. Kjo punëtori është pa pagesë dhe zgjat dy ditë.