Green Film Project

Programi Green Film Project është projekt që realizohet me përkrahjen e kompanisë Bechtel Enka. Ka për qëllim që të rris nivelin e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj ambientit.

Ky projekt arrinë qëllimin e tij nëpërmjet target grupit të të rinjve të moshave 15- 30 vjeç. Filmbërësit e rinj prodhojnë nga një film të metrazhit të shkurtër (15sekonda – 3minuta) nëpërmjet të cilit ata e trajtojnë një aspekt të ambientit, sipas zgjedhjes së tyre.

PriFest bënë përzgjedhjen e filmave që aplikojnë dhe i shfaq disa prej tyre gjatë festivalit. Filmat e përzgjedhur automatikisht futen në garë për çmimin kryesor “Hyjnesha e Gjelbër”, si dhe një kamerë profesionale.

Poashtu, si pjesë e projektit filmbërësit e rinj do të kenë mundësi:

- ta prezantojnë filmin e tyre para para jurisë profesionale të festivalit
- ta shfaqin filmin e tyre para audiencës së gjërë të festivalit më të madh të filmit në Kosovë
- të kenë qasje falas në të gjitha aktivitetet e PriFest
- të lidhin kontakte të reja, të marrin këshilla dhe të ndajnë ide me artistë me renome të nivelit lokal dhe ndërkombëtar, të cilët do të jenë pjesë e festivalit
- të zhvillohen profesionalisht në lëminë prodhimit të filmit nëpërmjet përvojës së që e fitojnë gjatë krijimit të projektit

Afati për këtë edicion është mbyllur! PriFest falenderon të gjithë aplikuesit dhe njofton se projektet e përzgjedhura do të bëhen publike së shpejti.