Shqip

Mbrëmë u shpallen fituesit e garës ‘Best Pitch’

17.07.2017
Pas një dite të mbushur me prezentime të projekteve, dy fituesit e garës 'Best Pitch' u kuptuan mbrëmë në ceremoninë para Teatrit Kombëtar.
Juria e përbërë nga përfaqësueses të Ministrisë së Kulturës së Turqisë çmimin prej 1500 eurove ia dha projektit 'Sirin' nga Mali i Zi, projekt i cili si skenaristë kishte dyshen Claudia Bottino dhe Senad Sahmanovic.
Fituesi i dytë në këtë garë ishte projekti 'Hive' nga Kosova, projekt ky nga Blerta Basholli. Ky projekt fitoi çmimin e 80,000 eurove në shërbime të post-produksionit, ndërsa ky çmim u dhurua pas bashkëpunimit të PriFest-it me kompaninë 'Deepend Production' nga Afrika e Jugut.
Ky projekt u zgjodh fitues nga juria ndërkombëtare e përbërë nga Cheryl Johnson, Jan Kean dhe Faruk Güven.