Shqip

PlayUK në PriFest

29.06.2018

Çdo vit, PriFest fokusohet në një shtet apo regjion të caktuar për të promovuar kinematografinë e atij vendi në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadat përkatëse.

Sivjet, Programi Fokus i PriFest është realizuar në bashkëpunim me Këshillin Britanik (British Council), për të sjellë fokusin special të filmave të një ndër kinematografive më me ndikim - Kinemanë Britanike dhe atë me emrin - PlayUK.

PlayUK është një iniciativë e cila u nis vitin e kaluar nga British Council duke krijuar një platformë të veçantë me qëllim promovimin e Kinemasë Britanike në shtetet e Ballkanit.

Këtë vit, PlayUK vjen si pjesë e programit fokus në PriFest, duke na bërë të lumtur që publikut tonë po i sjellim jo vetëm filma të kësaj kategorie, por një perzgjedhje filmash të spikatur të cilët kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm në festivale dhe vijnë në Kosovë për t’u shfaqur si premiera në PriFest.

Më poshtë gjeni listën e plotë të filmave që do të shfaqen në programin PlayUK:

1) Film stars don’t die in Liverpool
2) Beast
3) The Party
4) England is mine
5) Arcadia
6) Apostasy
7) God’s own country

“FILM STARS DON’T DIE IN LIVERPOOL”

Film stars don't die in Liverpool - Paul McGuigan

Një lidhje pasionante e Peter Turner, aktor irianglez, dhe aktores Gloria Grahame,fituese e çmimit Oscar – (e cila u bë e famshme në vitet e ‘40ta). Një aferë që fillon si një flirtim i lehtë në mes kësaj gruaje shumë tërheqëse dhe dashnorit të saj të ri, shumë shpejt kalon në një lidhje më të thellë epshi dhe pasioni, duke e bërë Turner personin e vetëm me të cilin aktorja ndjehet rehat. Por, pasioni i tyre për jetë, sfidohet nga ngjarje të cilat janë jashtë kontrollit të çiftit. Bazuar në memoaret e aktorit anglez Peter Turner.

Film stars don’t die in Liverpool - Paul McGuigan /105 min / Angli 2017

"BEAST"

Beast - Michael Pearce

Në një komunitet të vogël ishulli, një femër e re problematike bie në dashuri me një misterioz të huaj i cili e nxitë që të largohet nga familja e saj tiranike. Kur ai dyshohet për disa vrasje brutale, ajo e mbronë në çdo formë dhe mëson për aftësitë e saj.

Beast - Michael Pearce / 107 min / Angli 2017

”THE PARTY”

The Party - Sally Potter

Një komedi e mbështjellë rreth një tragjedie, e cila shpaloset në kohë reale në një shtëpi në Londër në ditët e sotme. Janet po pret një mbledhje intime të miqve për të festuar promovimin e saj tek Ministri Shadow i Shëndetësisë në partinë e opozitës. Burri i saj, Bill, duket i preokupuar. Ndërsa vijnë miqtë e tyre, disa prej të cilëve kanë lajmet e tyre dramatike për të ndarë, mbrëmja gradualisht shpërthen. Një njoftim i Bill-it provokon një seri zbulimesh që përshkallëzohen me shpejtësi në një konfrontim të gjithanshëm. Ndërsa iluzionet e njerëzve rreth vetes dhe njëri-tjetrit ngjiten në tym, së bashku me kanapetë, ndeja që fillon si një natë me shampanjë, përfundon me gjak në dysheme.

The Party - Sally Potter / 71 min / Angli 2017

"ENGLAND IS MINE"

England is mine - Mark Gill

Steven, i njohur më mirë si Morrissey, solisti i grupit ikonik The Smiths, është një i ri i shqetësuar i cili lufton t’i shpëtojë rrënjëve të klasës së tij puntore. Ai ëndërron të marrë pjesë në një grup muzikor, të shkruaj tekste këngësh dhe të fluturojë sa më larg përditshmërisë monotone.Një natë, duke duke përjetuar tingujt e një koncerti, ai takon Linder, vajzën që i ngjason asaj që ai e mendon si vajza e ëndërrave të tij: artise, e shkolluar, intelegjente. Ata shpejt bëhen shokë dhe kjo bën që atij ti rritet besimi dhe synimi për jetë. Papritmas ai fiton mundësinë për pjesëmarrje në një koncert me kitaristin Billy. Por, Billy dhe Linder nuk mund ta përkrahin Steven ne cdo hap duke pasur parasysh që synimi i tij është për një jetë më të ndritur në Londër. A do ta gjejë Steven rrugën e tij?

England is mine - Mark Gill / 93 min / Angli 2017

"ARCADIA"

Arcadia - Paul Wright

Prej filleve të filmbërjes deri në kohët e sotme, përmes pamjeve të rralla dhe të pa para ndonjëherë, ne shohim ndryshimin e marrëdhënieve që anglezët e kanë me tokën e tyre. Prej pamjeve të festave lokale dhe festivaleve deri te ndryshimet agrare nëpër sezona, jeta në fshat dhe zanatet e humbura.

Arcadia -Paul Wright / 78 min / Angli 2017

"APOSTASY"

Apostasy - Daniel Kokotajlo

Si dëshmitarë të devotshme të Jehovait, motrat Alex dhe Luisa dhe nëna e tyre Ivanna, i janë bashkuar Të Vërtetës. Alex e admiron vetëbesimin e motrës së madhe, përderisa përpjeket t’i ndjekë hapat e Ivannës si “Dëshmitare e Mirë”. Por, kur Luisa fillon ta vë në dyshim këshillën e Më të Madhit, ajo bën një shkelje të ndryshimit të jetës që kërcënon ta dëbojë atë nga grupi. Përveç nëse Ivanna dhe Alex arrijnë ta bindin që të kthehet, përndryshe duhet plotësisht t’i shmangen asaj. Kjo sfidë bëhet edhe më e dhimbshme kur familja e tyre përballet me një tjetër test të besimit.

Apostasy -Daniel Kokotajlo / 96 min / Angli 2017

"GOD'S OWN COUNTRY"

God's own country - Francis Lee

I riu Johnny po drejton fermën e babait të tij të sëmurë në Yorkshire të Anglisë. Komunikimi midis babait dhe djalit pasqyron kushtet e tyre të jetesës dhe të punës, bisedat e babait kryesisht janë të kufizuara në kritikat e ashpra të djalit të tij. Gjyshja e Johnny-t luan rolin e saj në mënyrë stoike. Johnny i frustruar vazhdon rutinën e tij të vështirë të përditshmërisë. Në një orvatje për t'i shpëtuar presionit të përditshëm të ashpër, ai gjen ngushëllim në marrëdhënie seksuale me burra, ose dehet në pijetore lokale. Në pranverë, angazhohet në punë sezonale një ndihmës në fermë. Gheorghe, rumun, është i të njëjtës moshë si Johnny, i cili në fillim e sheh atë me dyshim. Tensioni fillestar midis dy burrave shpejt i hap rrugë një marrëdhënieje intensive. Kjo hap perspektiva krejtësisht të reja, por gjithashtu paraqet sfida të reja për Johnny-n. Në këtë debutim si regjisor, Francis Lee gjen imazhe autentike për të përshkruar jetën në fermë dhe sfidat që ngërthen kjo jetë. Filmi i tij përqendrohet në shikimet dhe gjestet e karaktereve të tij dhe fizikalitetin e tyre të menjëhershëm. Peisazhi arkaik i 'vendit të vetë Perëndisë', siç e quajnë vendasit vendbanimin e tyre, reflekton në mënyrë të përsëritur trazirat që ndodhin brenda protagonistëve.

God’s own country -Francis Lee / 104 min / Angli 2017