Shqip

Prezentohen 9 projektet garuese për ‘Best Pitch’

17.07.2017

 

Dita e katërt e edicionit të sivjetëm startoi me prezentimet e projekteve garuese për 'Best Pitch', prezentime të cilat u mbajtën në hapësirën e PriFORUM-it te UNION-i, shumë pranë Teatrit Kombëtar.

9 projeketet e prezentuara sot ishin:

1. WE ALL DIE NAKED nga Shqipëria, me Iris Elezin dhe Thomas Logorecin, që të dy si regjisorë dhe producentë.
2. SIRIN nga Mali i Zi, me Senad Sahmanovic si regjisor dhe me Jelena Miseljic e Jean-Christophe Barret si producentë.
3. LOOKING FOR VENERA nga Kosova, me Norika Sefa si regjisore dhe me Besnik Krapin e Belina Janon si producentë.
4. RAM’S SKIN nga Kosova, me Dren Zherka si regjisor dhe producent.
5. LENA ANDVLADIMIR nga Maqedonia, me Igor Aleksov si regjisor dhe me Ilija Ciriviri si producent.
6. HIVE nga Kosova, me Blerta Bashollin si regjisore dhe me  Ylli Uka si producent.
7. BLOK62 nga Kroacia, me Vanja Vascarac si regjisore dhe me Danijel Pek e Stjepan Hundic si producentë.
8. AN ANCIENT STORY nga Turqia, me Bunyamin Duranoglu si regjisor dhe Bedir Afsin si producent.

9. NIK nga Shqipëria, me Jotti Ejlli si regjisor dhe Gent Prizreni si producent.

Projektet do të kenë mundësi që të garojnë për çmimin "Vanessa Redgrave", çmim prej 1500 eurove si dhe për çmimin në vlerë prej 80,000 eurove të shërbime të post-produksionit, çmim që vjen pas bashkëpunimit të sukesesshëm të PriFest-it me kompaninë 'DEEPEND Production' nga Afrika e Jugut. Gjithashtu, krijuesit e projekteve do të kenë mundësi të mbajnë trajnime pa pagesë nga ekspertë ndërkombëtarë të industrisë filmike. Lista e trajnerëve përbehet nga Fabienne Aguado dhe Linda Beath.

Fituesit do të vendosen nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga Cheryl Johnson, Jan Kean dhe Faruk Güven dhe nga një juri e përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës të Turqisë dhe TRT-së (Radio Televizionit Turk).

Për më shumë fotografi nga eventi, shikojeni albumin tonë të fotografive në Facebook.