PriScholarships

APLIKACION / BACHELOR OF ARTS (BFA) / SARAJEVO FILM ACADEMY

Bachelor i Arteve të Bukura në Regji Filmi

Prishtina International Film Festival ndan një bursë (full scholarship) për studime në regji filmi, niveli bachelor (BFA) në institucionin Sarajevo Film Academy.

Për të fituar këtë bursë ju duhet të aplikoni në konkursin për pranim në vitin e ri akademik 2018/2019 në Sarajevo Film Academy. Më poshtë gjeni listën e dokumentacionit të nevojshëm që kërkohet për aplikim. Të drejtë aplikimi kanë vetëm shtetasit Kosovarë.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes emailit në PriFest // sfa@prifilmfest.org //  Data e fundit për dorëzimin e aplikacionit është 10 Korrik 2018. Dokumentacioni pranohet vetëm në mënyrë elektronike.

Cfarë mbulon kjo bursë?

Bursa për BFA mbulon

1.Pagesën e fakultetit për tre vite (Tuition fee) dhe
2.Shpenzimet e prodhimit të filmave gjatë tre viteve të studimit (Production costs)

Bursa nuk e mbulon akomodimin, ushqimin, dhe udhëtimet nga Sarajeva në Prishtinë (anasjelltas).

Më shumë lidhur me Akademinë e Filmit në Sarajevë

Akademia e Filmit në Sarajevë është themeluar në vitin 2010 dhe ka programet Master dhe Bachelor për regji filmi. Gjatë viteve të funksionimit deri më sot kjo akademi ka qenë nikoqire e shumë emrave të njohur botërorë të artistëve, regjisorë dhe aktorë të cilët kanë mbajtur workshope të ndryshme me studentët. Në këtë akademi kanë mbajtur workshope emra shumë të njohur nga bota e filmit si: Tilda Swanson, Juliette Binoche, Gael Garcia Bernal, Agnieszka Holland, James Bening, Bella Tarr, etj. Për më shumë informacion vizito faqen e akademisë: www.sfa.ba

Dokumentet e nevojshme për pranim BFA – Bachelor of Fine Arts

Bachelor i Arteve të Bukura në Regji Filmi
Gjuha zyrtare gjatë studimeve është gjuha angleze.

1. Biografi të shkurtër/ CV
Biografia juaj duhet të përfshijë edukimin, përvojën e punës/praktikën (nëse keni), çmimet dhe çertifikatat (nëse keni). (të dorëzohet në pdf file)
2. Letër Motivimi
Në mes 500 - 1000 fjalë maksimumi, përgjigjuni pyetjes: Pse dua të bëhem filmbërës? (të dorëzohet në pdf file)
3. Foto reportazhe në 12 fotografi
Dërgoni 12 fotografi të cilat paraqesin vizuelitet dhe një narrativ të plotë, që përshkruan një ngjarje. Ngjarja nuk ka nevojë të fokusohet në një veprim, mund të jetë çfarë do vrojtimi që mund të paraqitet vizualisht. Fotografitë e numëruara duhet të paraqesin narrativin tuaj në varg, ose të jenë të bashkuara në kolazh. (të dorëzohet në pdf file)
4. Sinposisi i një filmi që dëshironi të krijoni (max një faqe) (të dorëzohet në pdf file)
5. Ese të shkurtër
(Nga 500 – 1500 fjalë maksimumi) me temë: Një takim që nuk do ta harroj kurrë (të dorëzohet në pdf file)
6. Film ose një pjesë shtesë e punës tuaj vizuele (nuk është e obliguar, por preferohet)
Kandidatët mund të dërgojnë ndonjë shembull shtesë të punës së tyre dhe ndjeshmërisë vizuele, në cilindo format vizuel që ju përshtatet. (të dorëzohet në formë linku në vimeo apo ngjajshëm)
7. Çertifikata dhe transkripte
Ju lutem dërgoni kopje të çertifikatave dhe transkriptave akademike relevante, të cilat përkojnë me të dhënat në biografinë tuaj. Të gjithë kandidatët duhet të përfshijnë diplomën e shkollës së mesme dhe dokumentet shtesë (përfshirë transkriptën e notave për të gjitha vitet akademike). Dokumentet ndërkombëtare duhet të dërgohen në gjuhën origjinale dhe në GjuhënAngleze. Mos i dërgoni çertifikatat origjinale. (të dorëzohet në pdf file)
8. Kopje të pasaportës(të dorëzohet në pdf file e skanuar)
9. Skano një foto me dimenzione të fotos së pasaportës(të dorëzohet në file të skanuar)
10. Plotësimi i aplikacionit elektronik të cilën duhet ta shkarkosh nga webfaqja e PriFest www.prifest.org duke klikuar në PriFest Scholarship @Sarajevo Film Academy

*Aplikacionin elektronik duhet ta ruani në kompjuter para se ta plotësoni në mënyrë që të ruhen të gjitha të dhënat që do ti plotësoni

Të gjitha dokumentet e cekura më lartë nga 1 në 10 duhet të konvertohen në file pdf dhe të dorëzohen në një dokument të përbashkët pdf (combined file on Acrobat pdf) me emrin e fajllit si vijon: Emri_Mbiemri_Aplikacion_Bachelor_Prifest. Data e fundit për aplikim është 10 Korrik 2018 në mesnatë. Për informacione shtesë na shkruani në email adresën sfa@prifilmfest.org.  Aplikacionet që nuk i plotësojnë kërkesat si më lartë apo dorëzohen pas afatit nuk do të merren parasysh.

Akademia e Filmit në Sarajevë (Sarajevo Film Academy) rezervon të drejtën të kërkojë materiale shtesë dhe/ose informacione nga kandidatët e interesuar, me njoftim paraprak.

Klikoni këtu për të shkarkuar aplikacionin