Shqip

Prishtina Kino Kabaret

Këtë vit për herë të tretë PriFest organizon ngjarjen e quajtur Prishtina Kino Kabaret. Prishtina Kino Kabaret është program i PriFest dhe për herë të parë u organizua në vitin 2016, ndërkohë që është pjesë e rrjetit të madh të Kino Kabareve të quajtur Kino Network

Kino Kabaret është një mënyrë e re dhe inovative e filmbërjes, ku artistëve, regjisorëve, producentëve dhe filmbërësve, nga gjithë bota, profesionist apo amator, u ipet mundësi për prodhim të filmit në një mënyrë më të veçantë. Kino Kabaret është format i njohur në botë dhe një mënyrë e re e realizimit të filmave në spontanitet ku për herë të parë ka nisur në vitin 1999 në Montreal nga Christian Laurence. Ndërsa sot “Kino Kabaret” organizohet në mbi 60 festivale të filmave në botë.

PriFest dhe Prishtina Kino Kabaret ofrojnë mundësinë e realizimit të filmave të shkurtër duke u bazuar në një spontanitet dhe bashkëpunim mes aplikantëve. Kurse, këta filma që rrjedhin natyrshëm, duke kirjuar përmbajtje të madhe, mundësohet pa buxhet

Programi Prishtina Kino Kabaret nuk ka karakter garues, ku rrjedhimisht nuk do të shpallet ndonjë fitues, por filmat, të cilët do të realizohen gjatë ditëve të festivalit 16-21 korrik, do të shfaqen në mbrëmjen e datës 20 korrik për mysafirët e shumtë të festivalit dhe audiencën e PriFest.

Nën moton “Sfido veten për një javë, realizo një film TANI!” PriFest ftoi dhe u jepi mundësinë filmbërësve, aktorëve, regjisorëve, producentëve si dhe entuziastëve të fushës së filmit të jenë pjesë e programit Prishtina KinoKabaret.

Aplikimi për Prishtina Kino Kabaret 2019 është zyrtarisht i  mbyllur  Për pyetje dhe informata shtesë ju lutemi shkruni në kinokabaret@prifilmfest.org

Qëndro i informuar rreth edicionit të 11-të 16-21 Korrik, përmes rrjeteve tona sociale (Facebook, Instagram, Twitter, Youtube)

#prifest #friendship #forever