Shqip

Prishtina Rendezvous, filmkrijuesit regjional takuan distributorë e agjentë të shitjes

18.07.2017

Pas prezentimeve të projekteve 'Best Pitch', PriFORUM-i vazhdoi me eventin 'Prishtina Rendezvous'.

Projektet qe ishin pjesë e garës 'Best Pitch' dhe dy projekte të tjera patën mundësi që t'i shprehin idetë e tyre në takime të shkurtëra 'një-me-një' me agjentë të shitjes dhe distributorë të ndryshëm nga kompani filmike e profesionistë të filmit nga Evropa dhe regjioni.

Pas takimeve të shkurtëra që u mbajtën sot, distributorët dhe agjentët të shitjes mund ta zgjedhin ndonjë projekt që është premtues sipas tyre, e më pas ta vazhdojnë bashkëpunimin me krijuesit e atij projekti, për të investuar në atë film apo për të vazhduar çfarëdo lloj bashkëpunimi të mëtutjeshëm me krijuesit, varësisht nga marrëveshja që e arrijnë së bashku.

Për foto nga eventi, shikoni albumet tona të fotografive në Facebook.