Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë(PriFest) është festival i filmit të metrazhit të gjatë, i cili realizohet në shtetin më të ri në Ballkan, në Kosovë, gjegjësisht në kryeqytetin e saj Prishtinë.

I themeluar në vitin 2008, sivjet organizon edicionin e tij të 9-të. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë është ngjarja më e rëndësishme e filmit që organizohet në Kosovë. Njëra ndër mikeshat më të dashura të festivalit është Vanessa Redrgave. Në edicionin e parë ajo e ka përkrahur festivalin me duke marrë pjesë e duke udhëheqë ceremoninë e hapjes. Ajo është Presidente e Bordit të Nderit në Festival dhe vazhdon ta përkrahë festivalin duke e promovuar në organizime të ndryshme ndërkombëtare.

Festivali përbëhet nga 4 programe garuese të filmave: Programi i filmave Evropian, Programi i filmave të Balkanit( siç njihet edhe si Honey and Blood), Programi i filmave të Metrazhit të Mesëm(Middle-length që konsiderohen filmat të gjatë nga 25-60 minuta) dhe që nga ky vit, programi i filmave dokumentarë – PriDocs i shtohet programeve garuese në festival. Ky i fundit promovon dokumentarët nga vende të ndryshme të botës të cilët shtjellojnë tema që ndërlidhen me të drejtat e njeriut dhe ambientit. Të gjitha programet e përmendura më sipër janë pranojnë filma nga e gjithë bota. PriFest poashtu ka programe jo-garuese, si programi Fokus - i cili promovon kinematografinë e një shteti ose një regjisori specifik - dhe programi Let It Be – i cili vjen si rezultat i bashkëpunimit me OUTFEST LA, festival i filmit që trajton tema të komunitetit LGBTI. Ky program synon të rris nivelin e ndërgjegjësimit për çështje të komunitetit LGBTI dhe të promovojë tolerancë ndaj tyre në Kosovë, duke ofruar informata dhe pasqyrë më të thellë të komunitetit, nëpërmjet kinemasë dhe filmave të metrazhit të gjatë. Festivali është i nderuar të ketë krijuesit e programit të Outfest LA si kuratorë të këti programi. I fundit e poaq i rëndësishëm është programi Special Screenings i cili promovon filmat fitues të festivaleve prestigjioze si Cannes, Berlinale, Toronto, Venedikut ose fitues të çmimeve Oscar, duke i dhënë kështu audiencës Kosovare një mundësi unike për të shikuar filma të veçantë artistik e eksperimental prej vendeve të ndryshme të botës.

Prioritet i programit zbavitës muzikor PriFest Afters është zgjedhja artistëve më të mirë vendor e ndërkombëtar të muzikës elektronike, si dhe bendet e rokut alternativ. Ju do të keni mundësi që t’i kaloni netët verore me shoqëri të mirë, në kafiteritë dhe klubet më të mira të kryeqytetit. Nëse jeni në disponim për aventura mund t’i bashkangjiteni ekskurzioneve të organizuara në nga PriFesti, udhëtime të cilat përfshijnë shetitjen rreth e rreth Kosovës. Nëpërmjet këti programi mund t’i shihni bukuritë natyrore të Kosovës dhe monumentet historike e kulturore vendore, si dhe ta shijoni ushqimin tradicional shqiptar.

Në vitin 2015, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë e përjetoi një ndërprerje në formë të reduktimit drastik të financimit nga ana e Ministrit të atëhershëm të Kulturës. Kjo e detyroi menaxhmentin e PriFest që të merr vendimin për te rrebeluar e protestuar duke e çuar festivalin në Tiranë, Shqipëri, për ta mbajtur një edicion të veçantë, në ekzil, pa bugjet. Jehona e këti veprimi u përhap shumë, duke rezultuar në mbështetje të gjërë për festivalin nga industria rajonale, evropiane e botërore e filmit.
PriFest u rikthye në shtëpinë e vet vitin e kaluar me një edicion shumë të fuqishëm, duke u zgjeruar në shumë aspekte. Normalisht, këtë vit ne nuk planifikojmë të bëjmë më pak, e prandaj kërkojmë mbështetjen tuaj që ta dëshmojmë edhe njëherë rëndësinë e këti festivali, sa i përket zhvillimit të industrisë filmike dhe mbështetjes së talentëve të rinj në një shtet të vogël si Kosova.

Shpresojmë të na bashkangjiteni në Korrik 2017!

Festivali më i madh i filmit në Kosovë, PriFest, ofron mundësi të shumta për paraqitje të filmit tuaj, derisa për çdo vit sjell risi brenda programeve të veta.
FilmEntry është mundësi unike që ta prezantoni filmin tuaj para një audience në zemër të Ballkanit, në një festival që vit pas viti po rritet, duke mbledhur rreth vetes gjithnjë më shumë audiencë, më shumë partnerë (organizata e kompani rajonale e ndërkombëtare të industrisë së filmit), dhe më shumë përkrahës. PriFest ofron një agjendë të ngjarjeve që kanë për qëllim përkrahjen industrisë së filmit në një formë apo tjetër.

Best Pitch është program 4 ditor në të cilin PriFest ofron një seri të trajnimeve falas, të udhëhequra prej trajnerëve ndërkombëtar, për projekte të filmave artistik të cilat janë ende në fazën e zhvillimit. Nëpërmjet këti programi, PriFest synon që të përkrahë filmbërësit e rinj duke ofruar një seri të trajnimeve dhe punëtorive për: prezantim të filmit, distribuim, zhvillim të audiencës, mbledhje të fondeve etj. Poashtu, PriFest ofron edhe mbështetje financiare për projektin më premtues.

KONFERENCA RAJONALE përbëhet nga diskutimet me panel dhe prezentimet e ekspertëve ndërkombëtar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me industrinë e filmit si: distribuimi, shitja, bashkëprodhimi, financimi. Gjithashtu ka edhe punëtori për aktorë dhe studentë. Filmbërësit nga rajoni ftohen të marrin pjesë që të kenë mundësi të takojnë disa nga emrat më të rëndësishëm të industrisë së filmit në Europë. Në një ambient më intim që e ofron PriFest për dallim nga festivalet dhe marketet e mëdha të filmit, vëmendja e të gjithë mysafirëve ndërkombëtar është e drejtuar kah projektet e Ballkanit dhe në këtë mënyrë ofron më shumë mundësi për bashkëpunim dhe zgjerim të rrjetit.

PriFest jo vetëm që sjell më të mirën nga kinemaja botërore në Prishtinë, por përmbushur edhe misionin e promovimit të industrisë vendorë në botë. Me programin e ri të quajtur Kosova’s Rising Stars, PriFORUM dhe PriFest kanë vendosur të prezentojnë punën e 10 aktorëve vendor para mysafirëve nga industria filmike të PriFORUM. Konsiderojmë se aktorët tanë janë një aset, potencial i madh për bashkëpunim dhe bashkëprodhime ndërkombëtare filmike.

PRISHTINA RENDEZVOUS është fundjavë që i dedikohet distributorëve ndërkombëtar të filmit dhe agjentëve të shitjes. Prishtina Rendezvous ka për qëllim që t’i bëjë bashkë talentët e Ballkanit duke u dhënë mundësinë që të takohen me disa nga kompanitë më të rëndësishme botërore të distribuimit dhe shitjes së filmit, të cilët ftohen në këtë fundjavë që të gjurmojnë projektet filmike nga rajoni i Ballkanit që janë në fazën e zhvillimit.

A dëshironi të bëni një film? A keni një ide/skenar të cilit dëshironi t’i ipni jetë?
A je aktor/aktore i/e cila dëshiron të merr pjesë në mikro-kinema?
A ke kamerë ose aftësi për montazhë dhe dëshiron t’i bashkohesh kësaj aventure?
Prishtina Kino Kabaret ju ofron mundësinë të gjithë artistëve - qofshin amatorë apo profesionistë - që të vinë e t’i japin jetë projekteve dhe ideve të tyre këtu në Prishtinë.

Katër projekte filmike të Kosovës që janë në fazën e post-produksionit do të kenë mundësi të shfaqin pjesë nga filmat e tyre para distributorëve dhe agjetnëve të shitjes, si dhe selektorëve të disa festivaleve ndërkombëtare të filmit. Edhe kjo është një mundësi tepër e mirë për industrinë vendore të filmit e krijuar nga PriFORUM dhe PriFest.

Ky projekt arrinë qëllimin e tij nëpërmjet target grupit të të rinjve të moshave 15- 30 vjeç. Filmbërësit e rinj prodhojnë nga një film të metrazhit të shkurtër (15sekonda – 3minuta) nëpërmjet të cilit ata e trajtojnë një aspekt të ambientit, sipas zgjedhjes së tyre.
PriFest bënë përzgjedhjen e filmave që aplikojnë dhe i shfaq disa prej tyre gjatë festivalit. Filmat e përzgjedhur automatikisht futen në garë për çmimin kryesor “Hyjnesha e Gjelbër”, si dhe një kamerë profesionale.

Misionin që sjell më shumë për industrinë e filmit në Kosovë PriFest e realizon në forma të ndryshme. Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm me Akademinë e Filmit në Sarajevë (Sarajevo Film Academy - SFA), festivali ndanë dy bursa për studime në degën Regji Filmi në këtë akademi. Kjo realizohet me qëllim të përkrahjes së gjimnazistëve të diplomuar dhe studentëve të diplomuar të nivelit bachelor, për të cilët ndahen bursat. SFA është akademia më me renome në Ballkan, në të cilën përveç ligjëruesve të rregullt, ligjërojnë edhe profesorë e kineastë me renome botërore. Disa nga emrat që kanë qenë ligjerues në seminare në vitet e kaluara janë: Juliette Binoche, Tilda Swinton, Bella Tarr, Gael Garcia Bernal, Agnieszka Holland, Gus Van Sant, Abel Ferrara, e shumë të tjerë.

PriFest hap mundësinë për të gjithë të rinjtë e Kosovës, që të bëhen pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë nëpërmjet angazhimit vullnetar.
PriFest këtë e bënë me qëllim që t’ua mundësojë të rinjve që të përfitojnë përvojë pune duke mësuar se si realizohet një festival i përmasave të mëdha siç është PriFest. Përveç përvojës së punës, vullnetarët poashtu kanë mundësi që të krijonë miqësi të reja, të takojnë profesionistë nga industria e filmit dhe kompani pjesmarrëse në festival, duke ju mundësuar kështu atyre që të zgjerojnë rrjetin e tyre personal dhe profesional.