THIRRJE PËR APLIKIM – BEST PITCH 2019 TANI ËSHTË HAPUR!

12.03.2019

Prishtina International Film Festival dhe Prishtina Film FORUM (PriFORUM) ka kënaqësinë të shpallë të hapur thirrjen për aplikim në Best Pitch 2019.

Data e fundit për dorëzimin e projekteve është 20 maj 2019.

BEST PITCH është një cikël trajnimesh zhvillimore të projektit dhe garë.

Mundësi aplikimi kanë projektet filmike të mentrazhit të gjatë që janë në fazë zhvillimi dhe financimi dhe që janë projekt i parë apo i dytë i një filmbërësi nga rajoni i Ballkanit.


APLIKO dhe përfito nga rasti mundësinë e pjesëmarrjes në trajnim me ekspert prestigjioz evropian nga kompani dhe rrjete të njohura në Europë. Fito mundësinë për seancë në zhvillim skenari, apo seancë kokë më kokë me eksperten e finances dhe koproduksionit me një përvojë shumë vjecare në këtë fushë; Tako distributorët dhe agjentët e shitjes së filmit nga kompanitë më të rëndësishme në Europë në Prishtina Rendezvous! Fito një nga cmimet që do të ndahen në Best Pitch, garë e vlerësuar nga Juria Ndërkombëtare.


Producentë, distributorë, representativë të marketeve të filmit, kompani dhe agjent shitjeje, fonde filmi nga regjioni, profesionistë filmi nga Europa si dhe përfaqësues të festivaleve të rëndësishme të filmit pritet të marrin pjesë këtë vit. Puna e PriFORUM dhe PriFest vlerësohet jashtë mase nga filmbërësit vendor dhe Shoqata e Producentëve të Kosovës të cilët përfitojnë shumë nga këto takime.


Çmimet që do të ndahen do të shpalosen në një fazë më afër Festivalit.


I gëzohemi pranimit të projekteve tuaja në afatin e lartëpërmendur. Aplikoni ne kete link http://prifest.org/best-pitch/ tani. Nëse keni pyetje mos hezitoni të na kontaktoni në forum@prifilmfest.org