Thirrje për aplikim - Green Film Project III

PriFest, ju fton që të merrni pjesë në edicionin e III të Green Film Project për të sjellur para publikut të PriFest idetë tuaja kreative, në formë të filmit të shkurtër dokumentar apo fiktiv, që trajtojnë ajrin.

Green Film Project është program me karakter garues me temë mbrojtjen e mjedisit, ndërkohë që këtë vit do të jetë me fokus të veçant në cilësinë e ajrit.

Të drejtë pjesëmarrje kanë:

-Të gjithë të rinjtë e moshës mbi 16 vjeç.

- Vetëm shtetasit Kosovar.

- Kohëzgjatja e filmit nga 30 sekonda deri në 3 minuta.

- Pjesëmarrësit në garë mund të ndajnë edhe një promo të vogël të filmit 10 sekonda të cilën mund ta promovojnë në Instagram me hashtag #GreenFilmProject2019 #PriFest #millenniumfoundationks.

Pjesëmarrësit nuk kanë nevojë të kenë ndonjë përgatitje paraprake si filmbërës. Mjafton të kenë idenë dhe dëshirën për të prodhuar një film.

Filmat mund të xhirohen me çfarëdo mjeti xhirues: kamera, smartphone, ipad, etj. Afati i fundit për aplikim është 1 korrik 2019.

Nga të gjitha aplikimet, 10 filma do të përzgjidhen nga selektorët e festivalit për t`u shfaqur në PriFest 11 në njërën nga netët e festivalit në datat 16-21 korrik. Ndërkohë juria ndërkombëtare do të përzgjedh edhe filmin më të mirë të Green Film Project. Autori i filmit më të mirë do të fitojë si shpërblim një kamerë profesionale dhe Pllaketën e Hyjneshës së Gjelbër. Na konkaktoni në email-in info@prifilmfest.org nëse keni pyetje ose paqartësi.

Plotëso aplikacionin si më poshtë për të marrë pjesë në garën Green Film Project III

Aplikon si: