Vullnetar @PriFest

PriFest hap mundësinë për të gjithë të rinjtë e Kosovës, që të bëhen pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë nëpërmjet angazhimit vullnetar.

PriFest këtë e bënë me qëllim që t’ua mundësojë të rinjve që të përfitojnë përvojë pune duke mësuar se si realizohet një festival i përmasave të mëdha siç është PriFest. Përveç përvojës së punës, vullnetarët poashtu kanë mundësi që të krijonë miqësi të reja, të takojnë profesionistë nga industria e filmit dhe kompani pjesmarrëse në festival, duke ju mundësuar kështu atyre që të zgjerojnë rrjetin e tyre personal dhe profesional.

- Nëse je entuziast i filmave, debateve dhe dëshiron të marrësh pjesë në shumë aktivitete shoqërore
- Nëse ke aftësi të mira organizative, komunikuese dhe shoqërore ose don ti zhvillosh këto aftësi më shumë
- Nëse dëshiron që të takosh njerëz të rinj dhe të zgjerosh rrjetin e shoqërisë
- Nëse dëshiron të zgjerosh rrjetin profesional për të zhvilluar të ardhmën tënde profesionale
- Nëse dëshiron të përfitosh përvojë pune në festivalin më prestigjioz në vend dhe t’i kalosh ditët e verës në nejat ma të mira në qytet me shoqërinë e PriFest…

Atëherë ky konkurs është për ty, dhe krejt çka duhet të bësh është të plotësosh një aplikacion me disa pyetje shumë të thjeshta, që të merr kohë maksimumi 20 minuta.

Kush ka të drejtë aplikimi?

Të gjithë të rinjët dhe të rejat e Republikës së Kosovës prej moshës 18 – 25 vjeç. Bëjmë përjashtime për personat super entuziastë më të vjetër se 25 vjeç.

Për shkak të angazhimeve, preferohet të jeni me vendbanim në Prishtinë.

Çka do të punoj unë?

Si në edicionet e kaluara, ashtu edhe këtë vit, PriFest përkujdeset që vullnetarët e festivalit të përfitojnë sa më shumë përvojë pune varësisht nga profili i tyre dhe aftësitë që ata duan t’i zhvillojnë apo përmirësojnë gjatë kohës së angazhimit në festival.

Sa zgjatë puna vullnetare?

Për shkak të natyrës së festivalit, numri i saktë i ditëve është vështirë të parashikohet, mirëpo nga ju kërkohen përafërsisht 20 ditë angazhimi të kohëpaskohshëm.

Poashtu, PriFest do të organizojë takime të përbashkëta me vullnetarë në mënyrë që ju të keni hapësirë të njoftoheni me njëri-tjetrin dhe me festivalin në përgjithësi. Këtë e bëjmë me qëllim që angazhimi juaj në festival të jetë sa më produktiv, dhe që ju të keni hapësirë t’i krijoni kujtimet më të mira verore me ekipin e PriFest.

Koha e aplikimit për këtë edicion ka përfunduar!
Ne ju inkurajojmë të ndiqni festivalin në rrjetet tona sociale (Facebook, Instagram, Twitter), në mënyrë që të informoheni për mundësitë tjera që ofron festivali për të rinj.

Aplikacioni per edicionin e sivjetëm është ende i hapur, pra mos e humbisni shansin për të punuar me ne para datave të fesivalit. Për informata të tjera ndiqni festivalin në rrjetet tona sociale (Facebook, Instagram, Twitter) ose na shkruani në: info@prifest.org