Shqip

Akreditimi

Për çdo vit, PriFest ofron dy mundësi akreditimi, atë për MEDIA, dhe për INDUSTRI, me qëllim që t’i mundësoj pjesëmarrje falas përgjatë festivalit të gjithë anëtarëve nga bota e medias dhe industrisë së filmit.

PriFest i gëzohet mbështetjes dhe bashkëpunimit korrekt që ka me mediat lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, përderisa çdo vit synon që këtë bashkëpunim ta zgjerojë me sa më shumë pa dallime, me të vetmin qëllim që informata e filmit të arrijë tek audienca. Një bashkëpunim që poashtu i jep shtysë festivalit është ai me industrinë e filmit, më konkretisht me regjisorë, producentë, skenaristë, aktorë, kameramanë, montazherë, dizajnerë, e shumë e profesionstë tjerë të kësaj industrie.

Si person që keni Akreditimin MEDIA, PriFest ju ofron:
- mundësinë e përcjelljës së të gjithë filmave të festivalit gratis
- organizimin e intervistave me mysafirët ndërkombëtar të festivalit
- pjesëmarrjem në konferenca për media të festivalit
- pranimin e të gjitha informatave mbi aktivitetet e festivalit çdo ditë përmes e-mailit
- përkrahjen e stafit të festivalit për çdo kërkesë lidhur me reportazhet, intervistat apo informacionet që i konsideroni të nevojshme.
- përcjelljen e të gjitha aktiviteteve të PriFORUM që kanë të bëjnë me mundësi të koproduksionit, takime me producentë të huaj për mundësi bashkëpunimi, pjesëmarrje në Masterklasa dhe biseda me mysafirë ndërkombëtar të festivalit (regjisorë, aktorë e skenaristë me famë botërore), takime me kompani të distribuimit të filmit dhe krijim të shumë mundësive për të cilat mund të shkruani në mediat tuaja përkatëse.

Si person që keni Akreditimin INDUSTRY, PriFest ju mundëson:
- përcjelljen e të gjithë filmave të festivalit pa pagesë
- përcjelljen e të gjitha aktiviteteve të PriFORUM që kanë të bëjnë me mundësi të koproduksionit, takime me producentë të huaj për mundësi bashkëpunimi, pjesëmarrje në Masterklasa dhe biseda me mysafirë ndërkombëtar të festivalit (regjisorë, aktorë e skenaristë me famë botërore), takime me kompani të distribuimit të filmit dhe krijim të shumë mundësive për projektet tuaja të ardhshme filmike.
- pranimin e të gjitha informatave mbi aktivitetet e festivalit çdo ditë përmes e-mailit.

Ne inkurajomë secilin individ, qoftë nga mediat e qoftë nga industria e filmit, që ta shfrytëzojë mundësinë e akreditimit dhe të përfitojë nga të gjitha mundësitë që ofron PriFest nëpër edicione të ndryshme.