Frakton
Në vazhdimësi të punës së vet në përkrahjen e aktorëve Kosovar të kenë casje më të lehtë në tregun ndërkombëtar dhe angazhim në projekte filmike jashtë Kosovës, PriFest ka arritur që të lidh partneritet me njërën nga kompanitë më të njohura në Evropë të shërbimeve të casting – Spotlight. “- Jam shumë e lumtur [...]
Gjatë fundjavës, PriFest ka mbajtur edicionin e 12të të PriForum Online ku janë organizuar shumë aktivitete online si një numër panel diskutimesh, workshope dhe seanca me ekspertë të ndryshëm. Poashtu është mbajtur edhe gara Best Pitch në zoom, para jurisë ndërkombëtare tre anëtarëshe (Linda Beath eksperte finance dhe koproduksioni nga Kanada, Wendy Bernfeld, VOD eksperte [...]
Edicioni i dymbëdhjetë i PriFest vazhdon traditën e organizimit të një mundësie unike për projekte filmike që janë në fazën e para produksionit. Kjo mundësi, vjen në kuadër të PriFORUM-it, përmes “Best Pitch Competition”. Një numër relativisht i madh i projekteve ambicioze filmike nga regjioni (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Greqi, Çekia, Bosnje & Herzegovinë, [...]
Festivali Ndërkombëtar I filmit PriFest këtë vit shënon edicionin e 12të. Pas pandemisë Covid19, që shkaktoi shumë festivale dhe aktivitete kulturore të anulohen, PriFest, duke u këshilluar dhe bashkërenduar me institucionet përgjegjëse, si dhe duke pritur protokolet e veprimit të mëtutjeshëm për respektimin e masave mbrojtëse, ka marrë vendim që t’a mbajë edicionin e [...]
Inspirohu! Trego storjen tende per mbrojtjen e ambientin permes nje filmi te shkurter! Jepi mundesi publikut ne PriFest te zbuloje talentin tend! Provo shansen per te fituar nje kamere profesionale. Apliko ne http://prifest.org/sq/thirrje-per-aplikim-green-film-project-iii/ Aplikimi i hapur deri me 1 korrik!
Mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë europiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, aktivitete, uorkshope, programe të ndryshme e mbrëmje festive, për një javë e kthyen Prishtinën në adresën e filmit dhe kulturës. Në katër hapësira të ndryshme, në Teatrin Kombëtar, Kino ABC, kino Armata dhe në kinemanë [...]
Në prag të edicionit të tij të 11, PriFest zbulon anëtarët e jurive. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë do t’i ketë 8 juri, secila me nga 3 anëtarë, të cilët do t’i përcaktojnë fituesit e çmimeve në 5 programet garuese të filmit. Sipas traditës, PriFest do të jetë nikoqir i emrave të mëdhenj [...]
Edhe këtë verë të nxehtë, PriFest do t’u jap një mundësi unike që mbrëmjet t’i kaloni në kinema. Janë plot 70 filma që do të shfaqen gjatë festivalit PriFest, edicionit të 11të që pritet të fillojë në mes të korrikut me datën 16 deri me 21 korrik kur dhe shënohet ceremonia e ndarjes së cmimeve. [...]
Edicioni i 11 i festivalit PriFest vazhdon traditën e organizimit të një mundësie unike për projekte filmike që janë në fazën e para produksionit. Kjo mundësi, vjen në kuadër të PriFORUM-it, përmes “Best Pitch Competition”. Një numër relativisht i madh i projekteve ambicioze filmike nga regjioni (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bulgaria, Mal i Zi, e Turqi,) kanë [...]
Filmi debutues I regjisores Arzana Kraja “Fusha e mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest, në natën solemne të datës 16 korrik në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Shtëpia filmike Circle Production ka vendosur që rrugëtimin e filmit, shfaqjen e parë publike, si premierë kombëtare jashtë [...]
Festivali Ndërkombëtar i Filmit – PriFest këtë vit është pjesë e projektit Youth Artivists for Change, projekt ky regjional I përkrahur nga Qeveria Holandeze. PriFest merr pjesë në këtë projekt në kuadër të programit të vet të filmit Let It Be që është krijuar tanimë 5 vite në festival dhe ka për qëllim përkrahjen e komunitetit LGBTIQ, [...]
Koncepti i ri i përgatitur si vazhdimësi e objektivës që ka Kosovo Rising Stars në kuadër të PriFest, për të përkrahur aktorët, këtë vit i përkrahur edhe nga fonde të Bashkimit Evropian, përmes European Film Festivals, do t’u jap një mundësi unike aktorëve nga Kosova që ata të kenë një numër takimesh dhe workshopesh me një grup [...]
Festivali Ndërkombëtar i Filmit PriFest, këtë vit do të organizojë edicionin e tretë të Green Film Project, projekt ky i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe aktivizmin tek të rinjët për rëndësinë e mjedisit, me fokus impaktin që ka shoqëria në kualitetin e ajrit përgjatë tërë vitit. Green Film Project është program me [...]
Pas prezencës në festivalin e Kanës, Menaxhmenti i PriFest tanimë mund të zbulojë disa nga ekspertët dhe kompanitë që pritet të jenë prezente në festival këtë vit. Në kuadër të garës Best Pitch në PriFORUM, këtë vit PriFest do të sjell disa nga ekspertët e rëndësishëm të rrjetit prestigjioz European Audio Visual Enterpreneurs. Ka konfirmuar [...]
Nën moton “Sfido veten për një javë, realizo një film TANI!” PriFest fton dhe u jep mundësinë filmbërësve, aktorëve, regjisorëve, producentëve si dhe entuziastëve të fushës së filmit të jenë pjesë e programit Prishtina KinoKabaret. Edhe këtë vit, tanimë nën udhëheqjen e regjisorit të talentuar Valter Lucaj, Prishtina KinoKabaret, do të ketë një dinamikë të [...]
Pas Besnik Krapit, ekipit të PriFest i është bashkangjitur edhe Valter Lucaj, regjisor, për të marrë në udhëheqje Prishtina Kino Kabaret, që është pjesë e rrjetit të Kino Kabareve në botë. Prishtina Kino Kabaret është aktivitet i PriFest që ka filluar në vitin 2016 dhe në kuadër të këtij aktiviteti PriFest fton aktorët, regjisorët, producentët, [...]
Është publikuar posteri zyrtar i edicionit të 11 të PriFest-it. Për më shumë foto dhe të reja rreth këtij edicioni, na ndiqni në rrjetet tona sociale. 16-21 korrik 2019. Miqësi. Përgjithmonë. PriFest!
Prishtina International Film Festival dhe Prishtina Film FORUM (PriFORUM) ka kënaqësinë të shpallë të hapur thirrjen për aplikim në Best Pitch 2019. Data e fundit për dorëzimin e projekteve është 20 maj 2019. BEST PITCH është një cikël trajnimesh zhvillimore të projektit dhe garë. Mundësi aplikimi kanë projektet filmike të mentrazhit të gjatë që janë [...]
Besnik Krapi, aktor dhe producent filmi është emëruar të premten, me 23 nëntor, Drejtor i Prishtina Film Forum – plaformës regjionale të industrisë së filmit në kuadër të PriFest – Prishtina International Film Festival. Ky vendim erdhi nga menaxhmenti i PriFest pasi Fatos Berisha, Kryesuesi i deritashëm i PriFORUM vendosi që të tërhiqet nga kjo [...]
Në natën e 22 korrikut, PriFest-i e mbylli zyrtarisht edicionin e tij të dhjetë. Më poshtë është paraqitur lista me të gjithë fituesit në kategoritë përkatëse: Çmimi “Vanessa Redgrave Best Pitch” shkon për “The Walnut Tree”, me regji të Faysal Soysal. Fituesi i çmimit të shërbimeve ‘Audio Post-produksion’ është “Money for a funeral”, Bullgari. Fituesi [...]
Në ditën e tretë të edicionit të dhjetë të PriFest-it, mysafirët e festivalit ishin pjesë e një ekskursioni në vende të ndryshme të Kosovës. Ata e vizituan Junikun, Gjeravicën e Rugovën. Ekskursioni u organizua përmes mbështetjes së PPSE dhe Swiss Contact. Për më shumë fotografi nga ky ekskursion, vizitoni galerinë tonë të fotografive.
Në bashkëpunim me Këshillin Britanik, PriFest organizoi një punëtori për Zhvillim të Skenarit, e cila u drejtua nga ekspertja Clare Downs dhe zgjati për dy ditë, 17 dhe 18 korrik. 4 projektet e zgjedhura pjesëmarrëse e kishin mundësinë që të mësonin gjëra të reja të kësaj lëmie nga ekspertja e mirënjohur. Për fotografi nga kjo [...]
PriFORUM-i, platforma zhvillimore e industrisë filmike, ka publikuar orarin e plotë për edicionin e dhjetë. Orarin e plotë mund ta gjeni te albumet e fotografive.
Në natën e 17 korrikut, PriFest ka hapur zyrtarisht edicionin e tij të dhjetë. Për të shikuar fotografi nga ceremonia e hapës, shikoni galerinë e fotografive.
Orari dhe vendi i shfaqjes së filmave të programit LGBTQI / Let it Be. Për më tepër informacione, fotografi dhe gjithçka që ka të bëjë me #PriFest10, na ndiqni edhe në: Facebook: https://www.facebook.com/prifest/ Twitter: https://twitter.com/priffest Instagram: https://www.instagram.com/prifest/ Website: www.prifest.org Official App (Playstore/Appstore): Prifest
Pak ditë para fillimit të edicionit të dhjetë të festivalit, PriFest ka shpalosur juritë e të gjitha programeve garuese, e ato sivjet janë gjithsej tetë. Si zakonisht, edhe në këtë edicion, PriFest sjell emra eminent të kinematografisë ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale, të cilët së bashku me pjesëtarët e jurisë nga bota e medias dhe studentëve, [...]
Prishtina Film FORUM është platforma zhvillimore e industrisë filmike dhe vendtakimi i kineastëve rajonalë. Na u bashkoni në ditët e PriFORUM, kur do të organizojmë me debate, punëtori, trajnime, projekte garuese dhe aktivitete të ndryshme të zgjerimit te rrjetit. Për më shumë, shikoni videon.
Aktorja britanike Vanessa Redgrave, fituese e çmimit Oscar dhe presidente e Bordit të Nderit të PriFest-it, e cila ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të PriFest-it në vitin 2009, kthehet pas dhjetë viteve për ta parë nga afër progresin e këtij festivali. Mirësevjen, Vanessa Redgrave!
Pas debutimit mbresëlënës në skenën e muzikës elektronike në Kosovë – kur verën e kaluar ftoi në Prishtinë dy veteranë të këti zhanri, Point G nga Franca me një LIVE set dhe DJ Honesty nga Berlini, si dhe ikonën shqiptare të muzikës elektronike nga Nurnberg në Gjermani, Hajdar Berisha – PriBeats kthehet me Episode II. [...]
“Histori majë kulmi”, me regji të Gazmend Nelës, do të jetë filmi hapës i edicionit të dhjetë të PriFest-it.
Orari dhe vendi i shfaqjes së filmave të programit të filmave të Ballkanit.
Edicioni i dhjetë i PriFest-it, që mbahet mes datave 17-22 korrik 2018, prezanton programin garues të filmave dokumentarë. Në këtë video mund ta shihni kohën dhe vendin ku shfaqen këta filma.
Një nga dy programet e reja të PriFestit këtë edicion është Programi i filmave studentorë. Në kuadër të këtij programi do të shfaqen gjithsej 7 filma, prej të cilëve premierë botërore është filmi “Dielli” nga Mjellma Istrefi.
PlayUK, programi që PriFest e realizon bashkë me British Council. Ky program në vendin tonë sjell 7 filma nga më të spikaturit e kinematografisë britanike të dy viteve fundit.
Programi Eksperimental i filmave, program debutues në festivalin tonë, sjell dy premiera botërore, një nga Brazili e një nga Portugalia.
Edicioni i dhjetë i PriFest-it përmban 10 filma në programin e filmave të metrazhit të mesëm. Në këtë video mund ta shihni kohën dhe vendin ku shfaqen këta filma.
Edicioni i dhjetë i PriFest-it sjell 6 filma të ndryshëm në programin evropian të filmave. Në këtë video mund ta shihni kohën dhe vendin ku shfaqen këta filma.
Edicioni i dhjetë i PriFest-it ka në fokus Kosovën. Nga gjithsej 11 filmat që janë pjesë e këtij programi, 9 prej tyre janë premiera kosovare, derisa 2 janë premiera botërore.
Duke iu drejtuar të gjitha audiencave, filmat dhe dokumentarët janë pjesë e gjuhës univerzale të njerëzimit. Gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, Kosova transformohet në një pikë takimi të filmkrijuesve, artistëve, shkrimtarëve dhe gazetarëve. Ne duam t’i japim këtij komuniteti artistësh një mundësi për ta parë Kosovën nga afër – si një destinacion i [...]
Jemi vetëm 10 ditë larg fillimit të edicionit të dhjetë të PriFestit! Gjatë javës së festivalit, mes datave 17 dhe 22 korrik, gjithsej 58 filma do të shfaqen në programe të ndryshme garuese dhe jogaruese, ku të përfshira do të jenë 6 premiera botërore, 2 ndërkombëtare, 3 evropiane dhe 14 regjionale. Shumë mysafirë pritet të [...]
Filmi Kosovar “Histori në çati” në regji të Gazmend Nelës do të hap festivalin PriFest, mbyllja e festivalit me një tjetër film shqip “Kthimi” në regji të Kastriot Abdylit. Në edicionin e dhjetë jubilar, PriFest ka vendosur që fokusin ta drejtojë në kinematografinë e Kosovës. Për hapjen dhe mbylljen e festivalit, PriFest ka përzgjedhur dy [...]
Në vijim të maratonës së publikimit të programeve filmike që do shfaqen përgjatë këtij edicioni, PriFest shpalos listën e filmave të programit garues kryesor të festivalit, atij të filmave Ballkanik. Programi i filmave të Ballkanit, i titulluar ‘Honey and Blood Program’, do të sjell këtë vit gjithsej 10 filma, prej të cilëve nga Kosova janë [...]
Përmes partneritetit me Këshillin Britanik në Kosovë PriFest këtë vit sjell për publikun platformën e filmave më të rinjë PlayUK dhe një numër ekspertësh të industrisë së filmit. Këtë vit PriFest ka lidhur bashkëpunim me British Council për të sjellë jo vetëm kinemanë e këtij shteti për publikun kosovar, por edhe një numër mysafirësh dhe [...]
Përveç programeve tradicionale filmike të PriFest-it, edicioni i dhjetë i festivalit sjell edhe dy programe të reja. Programi garues i filmave studentorë dhe programi i filmave eksperimental janë dy programe të reja të cilat do ta pasurojnë edhe më tepër festivalin dhe japin mundësi të reja për dashamirët e filmit, dhe jo vetëm. Derisa me [...]
Çdo vit, PriFest fokusohet në një shtet apo regjion të caktuar për të promovuar kinematografinë e atij vendi në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadat përkatëse. Sivjet, Programi Fokus i PriFest është realizuar në bashkëpunim me Këshillin Britanik (British Council), për të sjellë fokusin special të filmave të një ndër kinematografive më me ndikim – Kinemanë [...]
Sikur në edicionet e kaluara edhe edicioni i sivjetëm i PriFest sjell të gjitha ngjyrat e filmit dokumentar, përmes një programi filmash që kalon nga Anglia, Gjermania, Spanja,Turqia,Belgjika,Tunizia e deri tek Ekuadori dhe SHBA. 1 Premiere Ndërkombëtare,1 Europiane dhe 3 Regjionale,ndër tjerash, përbën programin e PriDocs edicionin e 10-të të PriFest-it, që mbahet nga 17-22 [...]
Edicioni i dhjetë i PriFest vazhdon traditën e organizimit të një mundësie unike për projekte filmike që janë në fazën e para produksionit. Kjo mundësi, vjen në kuadër të PriFORUM-it, përmes “Best Pitch Competition”. Një numër relativisht i madh i projekteve ambicioze filmike nga regjioni (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje & Herzegovinë, Kroaci, Mal i Zi, [...]
Festivali më i madh Ndërkombëtar i Filmit në vend, PriFest, i cili do të ketë edicionin e 10-të në Korrik, ka publikuar programin Garues të filmave të Metrazhit të Mesëm, i cili përfshin gjithsejt 10 filma. Programi Garues i filmave të Metrazhit të Mesëm do të ketë 10 filma që vijnë nga pjesë të ndryshme [...]
EUROPEAN FEATURE FILM COMPETITION European Feature Film Competition Line-up 2018: Programi garues i cili i kushtohet traditës më të hershme të kinemasë, asaj europiane në këtë edicion vjen me tituj të cilët nuk kanë tërhequr thjesht vëmendjen e kineastëve dhe kritikëve, por kanë sjellë frymë dhe stil të ri në filmbërje. Sivjet, PriFest publikon listën [...]
PriFest dhe Sarajevo Film Academy vazhdojnë bashkëpunimin e tyre edhe këtë vit. Institucioni prestigjioz filmik ndërkombëtar Sarajevo Film Academy,përmes PriFest edhe këtë vit ofron një bursë studimi për nivelin bachelor në degën Regji filmi. Vitin e kaluar ishte studenti Sovran Nrecaj i cili fitoi bursën e plotë për studime Bachelor (BFA). Përfituesi i kësaj burse [...]
Më shumë mundësi për projektet filmike që do aplikojnë për Best Pitch Competition në Prishtina International Film Festival. Një numër i punëtorive për projektet filmike nga regjioni dhe mundesi të takoni kompanitë e Distribuimit dhe Shitjes se filmave në Prishtina Rendezvous këtë vit në Korrik! Përveç që do të ftojë emra të shquar nga bota [...]
Prishtina International Film Festival këtë vit do të ketë edicionin e 10-të të festivalit, i cili do të mbahet në muajin korrik në datat 17-22. Ekipi kreative i PriFest i përbërë nga project.graphics dhe B2 – PR & Media Solutions si çdo vit edhe këtë vit kanë punuar që të krijojnë një identitet vizual të [...]
Sovran Ndrecaj nga Kosova do të fillojë studimet Bachelor në Akademinë e Filmit në Sarajevë (SFA) në drejtimin Regji Filmi. Z.Nrecaj, i cili do të fillojë studimet në shtator 2017, ka fituar bursën e plotë prej 8,500 euro për vit shkollor, programi i studimeve Bachelor (BFA) në Sarajevo Film Academy në degën International Students. Në [...]
Çmimi për filmin më të mirë të programit të filmave të Ballkanit shkon për filmin GORAN me regjisor Nevio Marasevic dhe me producent Danijel Pek.Të gjithë fituesit janë renditur mëposhtë sipas kategorisë në të cilën janë shpallur fitues. Programi i filmave Evropian në PriFest 2017 Çmim i veçantë në programin evropian të filmave në [...]
Pas një jave plot me filma, after party e kënaqësi pa fund, sonte me fillim nga ora 21:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti! bëhet ceremonia përmbyllëse e edicionit të nëntë, ceremoni në të cilën do të shpërndahen çmimet për filmat fitues në programet përkatëse. Siç dihet, PriFest-i i sivjetëm solli në Prishtinë më tepër se 70 [...]
Një ditë para lamtumirës me edicionin e nëntë të PriFest-it, puna e bërë gjatë projektit ‘Prishtina Kino Kabaret’ u shfaq në kinemanë ABC. Me moton “Bëj mirë edhe nëse nuk ke asgjë, bëj edhe më mirë nese ke shumë pak dhe bëje menjëherë!”, një ‘skuadër’ e krijuar në mënyrë të rastësishme, me profesionistë e joprofesionistë [...]
Me fillim nga ora 16:00, sot në kinemanë ABC u shfaqen filmat garues të ‘Green Film Project’. Ky ishte një projekt i mbështetur nga ‘Bechtel Enka’, ndërsa qëllimi i tij ishte ngritja e vetëdijës në lidhje me mbrojtjen e ambientit. Të gjithë ata që aplikuan për këtë garë duhej të krijonin një film të shkurtër [...]
Pas prezentimeve të projekteve ‘Best Pitch’, PriFORUM-i vazhdoi me eventin ‘Prishtina Rendezvous’. Projektet qe ishin pjesë e garës ‘Best Pitch’ dhe dy projekte të tjera patën mundësi që t’i shprehin idetë e tyre në takime të shkurtëra ‘një-me-një’ me agjentë të shitjes dhe distributorë të ndryshëm nga kompani filmike e profesionistë të filmit nga Evropa [...]
Pas një dite të mbushur me prezentime të projekteve, dy fituesit e garës ‘Best Pitch’ u kuptuan mbrëmë në ceremoninë para Teatrit Kombëtar. Juria e përbërë nga përfaqësueses të Ministrisë së Kulturës së Turqisë çmimin prej 1500 eurove ia dha projektit ‘Sirin’ nga Mali i Zi, projekt i cili si skenaristë kishte dyshen Claudia Bottino [...]
PriFest mendon edhe për fëmijët! Në pasditen e 15 korrikut, në sheshin “Ibrahim Rugova’, PriFest, i mbështetur nga Qumështorja Vita, organizoi një event për fëmijë. Eventi i quajtur ‘Vita Challenge’ përbëhej nga lojëra të ndryshme për fëmijë, ndërsa kishte edhe shpërblime të ndryshme nga lojërat garuese dhe kuizi i eventit!
Dita e katërt e edicionit të sivjetëm startoi me prezentimet e projekteve garuese për ‘Best Pitch’, prezentime të cilat u mbajtën në hapësirën e PriFORUM-it te UNION-i, shumë pranë Teatrit Kombëtar. 9 projeketet e prezentuara sot ishin: 1. WE ALL DIE NAKED nga Shqipëria, me Iris Elezin dhe Thomas Logorecin, që të dy si regjisorë dhe [...]
Ashtu siç ishte e planifikuar, PriFORUM-i, platforma zhvillimore e industrisë filmike, që është një nga pjesët integrale të PriFest-it, i filloi sot aktivitetet e veta. Në mëngjesin e ditës së sotme, delegacioni turk bashkë me pjesëtarët e TRT-së (radio televionit turk) mbajtën një prezentim në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në [...]
Në hapësirën para Teatrit Kombëtar, PriFest-i e ka hapur dyqanin zyrtar, ku maica dhe çanta me 21 dizajne të ndryshme me thënie nga filma të njohur të kinemasë botërore kanë filluar të shiten. Çmimi për një maicë është 8.5 euro, ndërsa për një çantë është 9.5 euro. Nëse e bleni më tepër se 1 maicë apo 1 [...]
Në ditën e dytë të edicionit të nëntë u mbajt programi më i ri i PriFest-it, program ‘Work in Progress’. 6 filam nga Kosova që janë në fazën e post-produksionit e patën mundësinë që t’i shfaqin filmat e tyre para distributorëve dhe agjentëve të shitjes si dhe para përzgjedhësve ndërkombëtarë nga festivale të ndryshme [...]
Ashtu siç u planifikua, para Teatrit Kombëtar, si pjesë e PriFORUM-it u mbajt në masterclass nga Lucinda Coxon. Lucinda Coxon dhe Fatos Berisha, kreu i PriFORUM-it, diskutuan për eksperiencat e tyre dhe për tema të ndryshme para të pranishmeve në këtë masterclass. Ky masterlcass ishte i hapur për audiencë, media dhe për të gjithë mysafirët [...]
Ky film, bashkëprodhim Kosovë-Holandë, vjen si Premierë Ndërkombëtare në PriFest, pas premieres botërore në Karlovy Vary Film Festival ku u shfaq mbrëmë duke hapur programin konkurrues “East of the West”. “Jemi shumë të lumtur dhe krenar që do t’I sjellim publikut Kosovar një film Kosovar, dhe atë menjëherë pasi të jetë shfaqur në Karlovy Vary [...]
Paul Haggis, fitues i dy çmimeve Oscar, çmimeve BAFTA dhe Emmy, regjisor, skenarist dhe producent me karrierë 42 vjeçare në industri të filmit, do të vizitojë Kosovën i ftuar si mysafir nderi i PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë – Prishtina International Film Festival. Ai do të nderohet nga festivali me çmimin Hyjnesha [...]
Ndër titujt e filmave që do të shfaqen në këtë program, është edhe filmi i parë i regjisorit shqiptar Izer Aliu me preardhje nga Maqedonia Hunting Flies. Ky film që ka pasur premierën botërore në Toronto Film Festival, vjen si prodhim Norvegjez dhe flet shqip, dhe sapo është nominuar nga shteti Norvegjez që ta prezentojë [...]
Bëhet fjalë për programin garues të filmave Middle – Length (Metrazh i mesëm) që do të sjell për publikun Kosovar në Prishtinë gjithsej 13 filma nga mbarë bota, prej tyre 3 premiera botërore të cilat shfaqen për herë të parë para publikut Kosovar para se të shfaqen kudo në botë, si dhe 1 premierë ndërkombëtare, [...]
Dy premiera botërore, dy premiera ndërkombëtare, 6 regjionale, dhe 6 premiera kosovare përbëjnë programin dokumentar të PriFest 2017, dokumentarë që do të shfaqen para publikut Kosovar nga data 13 korrik e deri me 20 korrik. Filma vijnë nga vende të ndryshme të botë si Gjermania, Bosnia dhe Hercegovina, Spanja, Izraeli, Zvicra, Palestina, Çekia, Franca etj. [...]