Hulumtim lokacionesh nga PriFest | 15 – 20 October 2020 / Online
Shqip

Hulumtim lokacionesh nga PriFest

09.07.2018

Duke iu drejtuar të gjitha audiencave, filmat dhe dokumentarët janë pjesë e gjuhës univerzale të njerëzimit. Gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, Kosova transformohet në një pikë takimi të filmkrijuesve, artistëve, shkrimtarëve dhe gazetarëve. Ne duam t'i japim këtij komuniteti artistësh një mundësi për ta parë Kosovën nga afër - si një destinacion i industrisë së filmit.
Duke filluar nga ky vit, që përkon me dhjetë vjetorin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë - ne u bashkuam me PPSE - Swiss Contact dhe bashkë-organizuam ekskursione që do të përfshijnë udhëtime në pjesët më të bukura të Kosovës. Duke u mbështetur në burimet dhe përvojën tonë të madhe, do të kemi dy udhëtime të tilla më 19 dhe 22 korrik 2018.

Ejani me ne në ndonjë nga këto udhëtime dhe ndoshta do të hasni në vend-xhirimin e filmit tuaj të ardhshëm!