PRIFORUM SHPALL PROJEKTET E PËRZGJEDHURA PËR GARËN BEST PITCH | 15 – 20 October 2020 / Online
Shqip

PRIFORUM SHPALL PROJEKTET E PËRZGJEDHURA PËR GARËN BEST PITCH

01.07.2020

Edicioni i dymbëdhjetë i PriFest vazhdon traditën e organizimit të një mundësie unike për projekte filmike që janë në fazën e para produksionit. Kjo mundësi, vjen në kuadër të PriFORUM-it, përmes “Best Pitch Competition”.

Një numër relativisht i madh i projekteve ambicioze filmike nga regjioni (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Greqi, Çekia, Bosnje & Herzegovinë, Kroaci, Mal i Zi, Turqi, e Serbi) kanë aplikuar me projektet e tyre filmike në këtë garë, ku do të kenë mundësi të garojnë për çmime të ndryshme.

Projektet e përzgjedhura për këtë vit janë:

1. AZURE nga Greqia, me Stratis Chatzielenoudas si regjisor & skenarist dhe Ioanna Petinaraki si producente

2. EVERYBODY CALLS REDZO (TË GJITHË E KËRKOJNË REXHON) nga Maqedonia Veriore, me Ibrahim Deari si regjisor, Artin Selmani & Ibrahim Deari si skenarist dhe Sasho Pavlovski si producent

3. DEBORA nga Kosova, me Arlinda Morinen si regjisore &skenariste dhe Luigji Bejta si producent

4. BUT I DIDN’T MEAN TO FORGET YOU nga Turqia, meAbdullah Harun ILHAN  si regjisor &skenarist dhe Ibrahim Elma & Abdullah Harun ILHAN si producentë

5. JOURNEY TO AWAKENING (UDHËTIMI DREJT ZGJIMIT) nga Çekia/Shqiperia, me Saimir Bajo si regjisor & skenarist dhe Elkjana Gjipali &Lukáš Mráček si producentë

6. BALKAN TOP STAR nga Serbia, me Djorde Marjanovic si regjisor, Jasmika Petrovic si skenariste dhe Mirjana Vladisavljevic & Andjela Zebic si producentë

7. NOT AS YOU KNOW IT nga Turqia, me Vuslat Saraçoğlu si regjisor & skenarist dhe Vuslat Saraçoğlu & Mete Özkurt  si producentë

8. SCARAB nga Mali i Zi, me Mladen Vujacic si regjisor & skenarist dhe Milena Charan si producente

9. THE POSSESSED nga Bosnia dhe Hercegovina/Kroacia, me Ivan Koroman si regjisor & skenarist

10.THE SECOND CHAPTER (KAPITULLI I DYTE) nga Shqiperia, me Elkjana Gjipali si regjisore & skenariste dhe Jonid Jorgji si producent

11. WHEN TIME GOES BY SLOWLY (KUR KOHA T’ECË KADALE ) nga Kosova, me Birol Urcan si regjisor, Dhurata Hoti  si skenariste dhe Petrit Ukëhajdari si producent

12. FLIRTBAR nga Kosova, me Valmir Krasniqi si skenarist

Projektet e përzgjedhura do të përfitojnë nga trajnime të ndryshme si punëtoria për pitching (prezentim) që do të mbahet nga ekspertet Claudia Landsberger dhe Jana Wolff.

Të gjitha projektet e selektuara për prezentim në Best Pitch gjithashtu do të përfitojnë mundësinë e konsulencës profesionale lidhur me aspektin financiar dhe strategjinëe ko-produksionit me një tjetër eksperte të fushës,Linda Beath poashtu nga EAVE.

Gara tradicionale e Best Pitch jep gjithashtu çmime për projektet fituese këtë vit:

·        Çmimi për Audio-post produksion 15 ditë në FOLEYS, dhënë nga kompania: Audio House, Maqedoni

·        Çmimi për postproduksion - Gradim të ngjyrave dhënë nga kompania: My Country Production, Kosova

Best Pitch është vetëm një nga disa aktivitet që në PriFest organizohen si pjesë e PriFORUM-it, që është një platformë rajonale e zhvillimit të industrisë së filmit. Meqë këtë vit edicioni i PriForum do të mbahet online, ne ju ftojmë që të kyceni sepse pritet një pjesëmarrje e konsiderueshme e profesionistëve të filmit si nga rajoni ashtu edhe nga Evropa.

PriFORUM është komponentë përbërëse e PriFest dhe këtë vit do të mbahet në datat 17-19 korrik, online në zoom dhe facebook, ndërkohë që datat e festivalit PriFest janë 25-30 gusht, dhe ky edicion synohet të mbahet në mënyrë fizike në hapsira nën qiellin e hapur.

Miqësi. Përgjithmonë. PriFest.